Bushati: Ndërhyrja e NATO-s dhe krijimi i Kosovës shtet – arsye të mos mbetemi peng i historisë

Shqipëria

Bushati: Ndërhyrja e NATO-s dhe krijimi i Kosovës shtet – arsye të mos mbetemi peng i historisë

Më: 24 mars 2019 Në ora: 12:59
Bushati ka kujtuar ditën e bombardimeve

Ish-kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati, ka kujtuar ditën e bombardimeve duke thënë se 24 Mars 1999 do të mbetet i pashlyer në memorien tonë kolektive pasi familja euro-atlantike ishte e gjitha në krahun e shqiptarëve që luftonin për liri, duke hapur rrugën për krijimin e Kosovës shtet.

“Ndërhyrja e NATO-s dhe krijimi i Kosovës shtet janë arsye edhe më të forta për ne shqiptarët për të nxjerrë mësimet e duhura nga historia duke mos mbetur peng i saj”, ka shkruar Bushati.

Shkrimi i plotë i Bushatit:

20 vjet më parë, #NATO nisi fushatën e sulmeve ajrore për të shpëtuar Kosovën nga spastrimi etnik i orkestruar nga forcat serbe, pas dështimit të bisedimeve të paqes në #Rambouillet.

24 Mars 1999 do të mbetet i pashlyer në memorien tonë kolektive pasi familja euro-atlantike ishte e gjitha në krahun e shqiptarëve që luftonin për liri, duke hapur rrugën për krijimin e Kosovës shtet. Krijimi i Kosovës shtet ishte gjithashtu produkt i mirëfilltë i një rendi ndërkombëtar liberal që mbështetet tek të drejtat e njeriut dhe respekti ndaj pakicave.

Shumë diskutime u bënë në qarqet më të specializuara ndërkombëtare rreth arsyeve të kësaj ndërhyrje e cila në thelb ishte humanitare. Rreth legjitimitetit të kësaj ndërhyrje në kushtet kur Këshilli i Sigurimit të OKB-së ishte i bllokuar.

Sot, disa e konsiderojnë rendin ndërkombëtar liberal si amalgamë e mjegullt idealiste. Të tjerë kanë humbur besimin tek efektiviteti i instrumentëve të tij. Mirëpo ndërhyrja e NATO-s dhe krijimi i Kosovës shtet janë arsye edhe më të forta për ne shqiptarët për të nxjerrë mësimet e duhura nga historia duke mos mbetur peng i saj. #WeAreNATO

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat