Cilat janë 7 urat më të rrezikshme në Shqipëri?

Shqipëria

Cilat janë 7 urat më të rrezikshme në Shqipëri?

Më: 24 mars 2019 Në ora: 18:22
Foto ilustruese

Edhe pse pak ditë më parë Autoriteti Rrugor Shqiptar doli në një deklaratë duke thënë se ka devijuar qarkullimin e automjeteve të rënda në këtë urë.

Automjetet e rënda vijojnë të qarkullojnë në autokolonë, ndonëse kjo urë paraqet rrezikshmëri të madhe.

Interesimit të Tv Klan, drejtues të Policisë Rrugore iu përgjigjën se ende nuk kanë marrë ndonjë njoftin për kufizim qarkullimi apo devijim të saj në një rrugë dytësore.

Po kjo nuk është e vetmja urë ku qarkullimi i automjeteve është i rrezikshëm. E njëjta situatë është edhe tek ura e Leklit dhe asaj të Dragotit në Tepelenë. Struktura mbajtëse e këtyre dy urave duhet ndryshuar totalisht.

Më shumë se 50% e urave në Shqipëri kanë probleme me sigurinë. Një raport i hartuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë tregon se 7 prej tyre janë në gjendje emergjente, për të cilat do të nisë riparimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat