Burg për prindërit që shfrytëzojnë fëmijët ekonomikisht

Shqipëria

Burg për prindërit që shfrytëzojnë fëmijët ekonomikisht

Më: 24 mars 2019 Në ora: 22:30
Foto ilustruese

Duke filluar nga data 28 Mars, prindërit që do të lejojnë fëmijët e tyre të punojnë do të kallëzohen penalisht nga shërbimet sociale të bashkive, madje duke rrezikuar edhe burg.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka miratuar një vendim që synon të identifikojë, ndihmojë dhe referojë rastet e fëmijëve të shfrytëzuar ekonomikisht, përfshirë edhe ata që ndodhen në situatë rruge.

Për zbatimin e këtij vendimi parashikohen të ngrihen në çdo bashki grupe pune, që do të operojnë në terren, ndërsa shërbimet shoqërore, ngarkohen të përpilojnë një herë në vit hartën e zonave të riskut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat