Aksidenti në Elbasan, ndërron jetë 50 vjeçari që po ecte me biçikletë

Shqipëria

Aksidenti në Elbasan, ndërron jetë 50 vjeçari që po ecte me biçikletë

Më: 25 mars 2019 Në ora: 09:11
Foto ilustrim

Ndërron jetë 50 vjeçari G.K i cili u përplas nga një kamjoçinë teksa ishte duke lëvizur me biçikletë.

50 vjeçari u përplas nga një kamioçinë me drejtues shtetasin A.P., 63 vjeç në lagjen “Shënkoll”,  Elbasan. Menjëherë pas aksidentit shtetasi u dërgua me uergjencë në spital por nuk ka mundur tu mbijetojë dot plagëve.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua nga policia në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme. Ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Ja njoftimi i policisë:

Në lagjen “Shënkoll”,  Elbasan, shtetasi A.P., 63 vjeç duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtetasin G.K., rreth 50 vjeç, banues në Elbasan i cili po lëvizte me biçikletë.

Shtetasi G.K  u transportua në Spitalin e Elbasanit për ndihmën mjeksore. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat