Basha 90 minuta në Prokurori: PD s'ka shkelur asnjë ligj, hetimi për plotësimin e formularëve në KQZ

Shqipëria

Basha 90 minuta në Prokurori: PD s'ka shkelur asnjë ligj, hetimi për plotësimin e formularëve në KQZ

Më: 25 mars 2019 Në ora: 10:38
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është paraqitur sot në Prokurorinë e Tiranës,  lidhur me kontratat e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA para dhe gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 2017.

Basha refuzoi thirrjen e parë të prokurorisë pas ardhjes së letërporosive nga ShBA.  Siç shprehet Basha në letrën publike që bëri, Prokuroria nuk e kishte formuluar në mënyrën e duhur. Por burime nga PD bëjnë më dije se prokuroria i është drejtuar sërish Bashës si person që ka dijeni për rrethanat e  hetimit dhe Basha kësaj thirrje i është thirrur pozitivisht.

Ndërkohë në prokurori është thirrur edhe ish-sekretari i PD, Arben Risani, por sekretari aktual, Gazmend Bardhi.

Prokuroria nisi verifikimet për kontratën e lobimit të PD me disa kompani amerikane në nëntor të vitit 2017.

Objekt i këtij verifikimi është sqarimi i burimit të financimit për këto kontrata dhe skanimi i tyre për të parë nëse transaksionet kanë qenë të rregullta ligjërisht.

Kontrata e parë e lobimit ishte ajo mes PD dhe 'Stonington Strategies' me vlerë 25 mijë USD në muaj. Afati i kontratës ishte tre mujor dhe qëllimi i saj ishte 'projektimi dhe implementimi' i fushatës së PD.

Qëllimi i saj ishte promovimi i qëllimeve të PD në media dhe pranë figurave politike në SHBA.

Më pas PD bëri edhe një pagesë shtesë prej 500 mijë USD për sigurimin e disa takimeve ose pjesmarrje në evente në Uashington D.C.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat