Emërohet drejtor në Policinë e Tiranës, kush është Rebani Jaupaj

Shqipëria

Emërohet drejtor në Policinë e Tiranës, kush është Rebani Jaupaj

Më: 25 mars 2019 Në ora: 14:29
Rebani Jaupi

Pas lirimit nga detyra të drejtorit të policisë së Tiranës Kastriot Skënderaj, mësohet kush do të jetë zëvendësuesi i tij.

Skënderaj, që e mbante këtë post që nga shkurti i vitit 2018, do të zëvendësohet nga Rebani Jaupaj. Ky i fundit mban gradën drejtues i lartë.

Vendimi për lirimin nga detyra të Skënderajt u mor pak javë më parë nga kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu pas përplasjes që ndodhi mes policisë dhe disa banoreve tek ‘Petro Nini’. Deri në emërimin e Jubanit, drejtor i komanduar ishte Dhimitraq Ziu.

KUSH ESHTE REBANI JAUPAJ

Rebani Jaupi nuk është emër i panjohur, pasi ka mbajtur disa pozicione në Policinë e Shtetit. Drejtuesi i Lartë u komandua në postin e kreut të Policisë së Shtetit në janar të 2018-ës kur u largua nga detyra Haki Çakos.

Në nëntor të 2015, Rebani Jaupi u emërua zv/drejtori i ri i Policisë Shtetit me urdhër të ish-ministrit të punëve të Brendshme, Sajmir Tahiri, ndërsa iu dha edhe grada policore “Drejtues i Lartë”.

Përpara se të merrte detyrën e zv/ drejtorit të Policisë së Shtetit, Jaupi mbante postin e drejtorit të krimit ekonomik në DPP, ndërsa pas largimit të tij u zëvendësua nga Lutfi Minxhozi.

Me një karrierë 20-vjeçare në Policinë e Shtetit, Rebani Jaupi ka mbajtur edhe funksione të tjerë në drejtoritë e qarqeve në Durrës, Elbasan dhe në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat