Partia Socialiste është e gatshme edhe për zgjedhje të parakohshme. Është kjo deklarata e kryetares së Partisë Socialiste për Tiranën, Blerina Gjylameti, e cila në një intervistë për “Neës 24” e pyetur rreth aktualitetit politik në vend, deklaroi se PS-ja sapo ka dalë nga Kongresi elektoral, që shënoi zyrtarisht dhe nisjen e punës për zgjedhjet e ardhshme vendore të 30 qershorit.