Bumçi – Prokurorisë: Bëni publike letërporositë nga Amerika dhe Britania e Madhe

Shqipëria

Bumçi – Prokurorisë: Bëni publike letërporositë nga Amerika dhe Britania e Madhe

Më: 25 mars 2019 Në ora: 16:48
Aldo Bumçi

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Aldo Bumçi, i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora ka folur në lidhje me vizitën e kreut të demokratëve, Lulzim Basha në Prokurori ditën e sotme, për çështjen e lobimeve.

Bumçi i ka kërkuar Prokurorisë të bëjë publike letërporositë që kanë ardhur nga Britania e Madhe dhe Amerika, ndërsa ka theksuar se Ramën nuk e shpëton asgjë.

Bumçi: Prokuroria ka dalë me një deklaratë për shumën kur nuk ka një hetim të mbyllur. Ne kërkojmë që prokuroria të bëjë publike përgjigjet nga Britania e Madhe dhe Amerika. Rama është në hall të madhe dhe mendon se do shpëtojë. Ne kërkojmë që Prokuroria t’i bëjë publike letërporositë. Do kuptohet që nuk ka shkelje ligji dhe nuk është nën hetim askush.Ditën që ne mbajmë protestën u thirr zoti Basha në Prokurori. Asgjë nuk e shpëton Edi Ramën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat