Mediat e huaja i bëjnë jehonë lajmit të thirrjes së Bashës në Prokurori për lobimet - Bota Sot
Mediat e huaja i bëjnë jehonë lajmit të thirrjes së Bashës në Prokurori për lobimet

Shqipëria

Mediat e huaja i bëjnë jehonë lajmit të thirrjes së Bashës në Prokurori për lobimet

Më: 25 mars 2019 Në ora: 17:36
Lulzim Basha

Hetimet e Prokurorisë për lobimin në Amerikë dhe marrja në pyetje e kreut të PD-së, Lulzim Basha ditën e sotme është përcjellë edhe në mediet më prestigjoze ndërkombëtare.

“The New York Times”, “VOANews”, SeattleTimes”, “Wral”, “Fredericksburg”, “KPVI” dhe “The Washington Times”, të cilat ndër të tjera shkruajnë se:

Një deklaratë Prokuroria e Tiranës tha se udhëheqësi i demokratëve, Lulzim Basha dhe tre politikanë të tjerë u pyetën përse partia e tyre nuk kishte deklaruar paratë e shpenzuara në Shtetet e Bashkuara.

Basha mohoi thyerjen e ligjeve, duke thënë se përgjigjet nga autoritetet në Shtetet e Bashkuara dhe në Britani "dëshmojnë se Partia Demokratike dhe udhëheqësit e saj nuk kanë shkelur ndonjë ligj".

Risjellim në vëmendje se dyshimet janë se PD ka shpenzuar rreth 650,000 dollarë të padeklaruara në formularin e KQZ-së, gjatë zgjedhjeve parlamentare të dy viteve më parë.

Por këto akuza janë hedhur poshtë nga demokratët.

Ishte “Mother Jones”, ajo që në një shkrim të publikuar kohë më parë ka pohuar se demokratët kanë marrë fonde sekrete nga burimet ruse duke përdorur një lobist amerikan, Nick Muzin, i cili ishte paguar nga një kompani e lidhur me Rusinë e quajtur Biniatta Trade

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...