Qeverisja e dështuar po e vdes bujqësinë

Shqipëria

Qeverisja e dështuar po e vdes bujqësinë

Më: 25 mars 2019 Në ora: 19:47
Koço Kokëdhima

Ndërsa lidh pemët e rritura me kavon që e tërheq traktori, për ta shklulur me rrënjë, fermeri nga qarku i Korçës i drejtohet kryeministrit të Shqipërisë: “Hajde, o Edi Rama bli mollë tani!’. Mollët e fermerëve tanë nuk shiten, por këtu shiten mollët maqedonase.

Si ky fermeri në Korçë ka me qindra dhe me mijëra sot në Shqipëri. Një javë më parë, ata të Lushnjës, Divjakës dhe Beratit derdhën qumështin në rrugën nacionale, pasi qeveria ndryshoi skemën e rimbursimit të TVSH-së për agropërpunuesit, të cilët nuk kanë më interes ta blejnë qumështin nga prodhuesit vendas, por ta importojnë atë nga fqinjët, duke e rrënuar prodhimin vandas.

Kam folur shpesh për bujqësinë, rrënimin e saj dhe kam prezantuar edhe tezat e mia për ringritjen e saj me subvencione shtetërore të krahasueshme me vendet fqinje dhe me reformat e duhura ekonomike dhe ligjore, ndryshe shumë shpejt do të përfundojmë që të ushqehemi vetëm me prodhime sllave.

Këtë e shpjegova shumë mirë edhe për fermerët e Korçës, në prill 2017, ndërsa atje takova anëtarët dhe simpatizantët e partisë ZGJIDHJA:

“Kriza aktuale është e lidhur me mungesën e thellë të shpresës dhe besimit. Abuzimet e pafundme me pushtetin, varfëria, kriza ekonomike dhe papunësia, rrënimi moral dhe kalbëzimi i gjithanshëm ka shkatërruar shpresat dhe besimin e njerëzve. Të gjithë duan të ikin nga ky vend. Të gjithë duan të emigrojnë. Edhe ata që kanë bërë para e sukses nuk duan të rrinë më këtu. Tashmë janë duke ikur. Ky vend po braktiset dhe po thahet nga njerëzit e zotë. Në vitin ‘97, në krizën e piramidave, njerëzit humbën të gjitha paratë. Në 2017 njerëzit e këtij vendi kanë humbur të gjitha shpresat. Nuk gjejnë më arsye për të ndenjur këtu. Ky konflikt që po e çon popullin ne një përçarje të thellë, në një spirale të re frike e pasigurie, do të nxisë më shumë braktisjen e vendit dhe nga ana tjetër, kjo braktisje do të rrënojë e shkatërrojë edhe më shumë shpresat e njerëzve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat