Veliaj: Qytetarët që shpërngulen Tiranë, nga qytete qe nuk drejtohen nga PS

Shqipëria

Veliaj: Qytetarët që shpërngulen Tiranë, nga qytete qe nuk drejtohen nga PS

Më: 25 mars 2019 Në ora: 22:08
Erion Veliaj

Veliaj theksoi se kryebashkiakët në çdo qytet kanë për detyrë që të punojnë në mënyrë që qytetarët të mos largohen nga vendlindja e tyre por t’ju krijohet mundësi për të jetuar atje.

“Numri me i madh i qytetareve vijne te jetojne ne Tirane, jane nga qytete qe nuk drejtohen nga Partia Socialiste.”

Pyetjes së Ballës se ai është akuzuar në lidhje për projektin e Unazës se është spostuar, Veliaj deklaroi se projekti nuk ka asnjë spostim. Ndër të tjera ai theksoi se përfshirja e partive politike në projektet lokale sjell dhe humbje.

“Shumica e njerëzve kanë harruar se unaza e vogël e Tiranës ekziston, Unaza është në të njëjtën gjurmë nuk ka asnjë spostim të saj. Fakti që askush nuk shkon në gjykatë, unë jam më i interesuar për shpifjen dhe sa herë që unë shkoj dhe fitoj gjyqet për shpifje ktu ka një dispalancë. Përfshirja e partive në projekte lokale ka sjellë humbje.”

Gjithashtu në fjalën e tij kreu i  Bashkisë së Tiranës ka theksuar se gjatë mandatit të tij ka dhënë rreth 500 leje për pallatet.

“Ne kemi dhënë rreth 500 pallate që nuk merrnin kolaudimin, ndërsa të vetmet që nuk kanë marrë janë ato që kanë bërë një shtesë.”

Në fjalën e tij për ndonjë premtim të parealizuar kryebashkiaku ka deklaruar se zonat periferike dhe fshati janë dhe zonat që kërkojnë më shumë vëmendje nga ana e tij dhe se këtë do ta bëjë të mundur mandatin e tjetër nëse fiton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat