Rudina Hajdari: E mbajta mandatin jo për vettingun e nënës time… sigurisht që u konsultova!

Shqipëria

Rudina Hajdari: E mbajta mandatin jo për vettingun e nënës time… sigurisht që u konsultova!

Më: 25 mars 2019 Në ora: 22:34
Rudina Hajdari dhe Azem Hajdari

Vajza e Azem Hajdarit është shprehur për herë të parë se vendimin për të mos e lënë mandatin e deputetes nuk e ka marrë për t’i dhënë “garanci” nënës së saj në përballjen me vettingun.

E ftuar në emisionin “A show”, Rudina Hajdari deklaroi se nëna e saj gjyqtare përballjen me vettingun e ka personale.

E pyetur në lidhje me raportet që ka patur me ndërkombëtarët, Rudina Hajdari ka deklaruar se ka patur një konsultë për vendimin e saj për mbajtjen e mandatit.

Hajdari: Ishte një vendim shumë i vështirë, mu desh kohë ta merrja atë. Doja të arsyetoja se çfarë kostoje do kishte ky vendim për vendin, për Partinë Demokratike. Patjetër që mund të ketë, pasi gjëja e parë që më thanë është që nëse do të bësh karrierë në PD duhet të pozicionohesh me të.

-A e more këtë vendim nga frika se qeveria mund të merrte masa negative në vetting për nënë tuaj

Hajdari: Kjo nuk më ka shkuar ndërmend sepse është komplet jashtë dëshirës dhe arsyes se përse unë kam ardhur në Shqëipri. Mamaja ka punët  saj personale dhe unë nuk kam asnjë lloj roli në këtë proces.

-Me kë u konsultove?

Hajdari: Mund të ketë patur kundërshtime, me njerëzit e mi më të afërt… jam konsultuar patjetër me partnerët tanë jetikë. Ne jemi në një proces shumë të rëndësishëm dhe duhet të luftojmë

-Si ka reguar PD?

Hajdari: Reagimet kanë qenë të shumta, por edhe pritshmëritë kanë qenë shumë të larta. Gjej rastin t’i falënderoj ata që më kanë mbështetur. Ka patur dhe kritika padyshim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat