Pamjet e një atentati në Shqipëri, ja si vishen killerat

Shqipëria

Pamjet e një atentati në Shqipëri, ja si vishen killerat

Më: 25 mars 2019 Në ora: 23:53

Për të treguar se policia e Elbasanit është në gjumë, gazetarja Klodiana Lala ka publikuar në emisionin “Opinion” një video që sipas saj tregon një atentat të dështuar.

Bëhet fjalë për një ngjarje të vitit 2018.

Sipas gazetares edhe në vrasjen e avokatit në Elbasan,  autori ka qenë në këtë mënyrë i maskuar.

“Është një ngjarje e vitit 2018, lidhur me një plagosje në fakt. Automjeti vjen, ndalon këtu, besoj se e kanë dhe qytetarët e Elbasanit e ka dhe policia. Kjo është uniforma që përdorin vrasësit, ka kapuç të zi të ngritur tek pjesa e hundës. Pak a shumë të njëjtën veshje ka patur dhe ekzekutori i avokatit”, tha gazetarja. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat