Brenda marsit punësohen 167 mjekë të tjerë specialistë

Shqipëria

Brenda marsit punësohen 167 mjekë të tjerë specialistë

Më: 26 mars 2019 Në ora: 14:04
Foto ilustrim

“Nga fillimi i vitit 2018 deri më sot janë 340 mjekë të rinj specialistë që janë punësuar në sistemin shëndetësor, ndërsa po mbushet boshllëku i krijuar në vite”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama.

Në një takim me mjekë dhe infermierë, ai vlerësoi se procesi i transformimit të sistemit shëndetësor po ecën pozitivisht.

Po ashtu, Rama tha se janë punësuar 1161 infermierë të rinj falë portalit “Infermierë për Shqipërinë”.

“Brenda muajit mars, 167 mjekë të tjerë specialistë me kontratë me Ministrinë e Shëndetësisë do t’i bashkohen ekipit në gjithë vendin”, tha Rama.

Rama tha se “buxheti i këtij viti është 43% më i lartë se sa ai i 5 viteve më parë për shëndetësinë dhe nëse i shohim bashkë Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale i ka kaluar 750 milionë dollarë”.

Këtu tha Rama, përfshihen edhe PPP-të që janë investime në shërbim dhe jo para që ikin dhe i merr privati.

“Ka një përmirësim të ndjeshëm instrumentat mjekësore dhe kjo falë Partneritetit Publik Privat”, tha Rama. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat