Presidenti Meta takon artisten kuvajtiane që po promovon Shqipërinë: Mirënjohje!

Shqipëria

Presidenti Meta takon artisten kuvajtiane që po promovon Shqipërinë: Mirënjohje!

Më: 26 mars 2019 Në ora: 14:08
Ilir Meta

Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot në një takim të veçantë artisten kuvajtiane, Ebtisam Al Houti, e cila vitet e fundit është e angazhuar për të promovuar në botë një nga karakteristikat dhe vlerat më të mëdha e më të rëndësishme të kombit shqiptar, mikpritjen.

Lajmin për këtë takim e bën me dije vetë Kreu i Shtetit, i cili përmes faqen së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ka publikuar dhe pamje nga ky takim.

Në përshtypjen e tij pas takimit me artisten kuvajtiane, Presidenti Meta shprehet se ka mbetur i impresionuar nga albumi i saj “Shqipëria, buzëqeshja e ndritur e mikpritjes”, libri i parë kuvajtian për vendin tonë, një sprovë e lavdërueshme që nxjerr në pah edhe potencialet tona të jashtëzakonshme turistike.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat