“Furtuna” në diplomaci, zbulohet emri i konsullit të shkarkuar

Shqipëria

“Furtuna” në diplomaci, zbulohet emri i konsullit të shkarkuar

Më: 26 mars 2019 Në ora: 15:35
Edmond Kumaraku

Ministri i Jashtëm në Detyrë Gent Cakaj njoftoi sot fillimin e një reforme të thellë në administratën diplomatike që nis me shkarkimin e 20 punonjësve, ndërsa një tjetër tjetër do të transferohen.

Por Cakaj nuk bëri publik emrat, ndërkohë që Report Tv ka zbuluar emrin e diplomatit të parë që është shkarkuar. Ai është Edmond Kumaraku, konsull në Romë.

Pohohet se ai është shkarkuar pas ankesave, ndërkohë që verifikimi kishte nisur prej disa muajsh dhe sot u finalizua me shkarkimin nga detyra.

Gent Cakaj deklaroi se nga administrata diplomatike do të largohen të gjithë ata që janë nuk e meritojnë, pasi janë emëruar në mënyrë klienteliste dhe nepotike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat