Pritet vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda për Tahirin

Shqipëria

Pritet vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda për Tahirin

Më: 26 mars 2019 Në ora: 17:22
Saimir Tahiri

Përfundon seanca paraprake për ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Gjykata është tërhequr për vendim  ndërsa prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon dërgimin e çështjes në gjyq.

Seanca gjyqësore në Gjykatën e Krimeve të Rënda për dosjen "Tahiri" zgjati rreth 7 orë.

 57 fashikuj u transportuan me karrocë nga prokuroria në seancën e Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Burimet bëjnë me dije se në seancën me dyer të mbyllura pati debat nëse ka prova që e implikojnë ish-Ministrin e  Brendshëm apo jo.

Nga pretendimet e avokatit të Tahirit Maks Haxhia, ish-Ministrit të Brendshëm por edhe avokatëve të tre ish-drejtuesve të policisë pretendohet se Prokuroria nuk ka asnjë provë që i fajëson.

Ata kërkojnë pushimin e çështjes  pasi pretendojnë se nuk ka asnjë provë të vlefshme që çështja të shkojë në gjyq.

Në seancën maratonë, si rrallë ndonjëherë nuk është bërë asnjë sekondë pushim.

Pesë ditë më parë seanca u shty për shkak se organi i akuzës nuk kishte njoftuar të pandehurit e tjerë. Avokati i Tahirit, Maksim Haxhia ka deklaruar se nëse vazhdon shtyrja e seancave do të detyrohet të kërkojë gjykim të shkurtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat