Gjykata merr verdiktin, Tahiri: Tani do të flas unë! - Bota Sot
Gjykata merr verdiktin, Tahiri: Tani do të flas unë!

Shqipëria

Gjykata merr verdiktin, Tahiri: Tani do të flas unë!

Më: 26 mars 2019 Në ora: 18:24
Saimir Tahiri

Pas thuajse 8 orësh seancë gjyqësore, Gjykata e Krimeve të Rënda ka marrë verdiktin për ish Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, i cili kërkoi pushim të çështjes si dhe gjykim të shkurtuar për dosjen e tij, nëse nuk pranohet pushimi i çështjes kundër tij.

Gjykata ka pranuar ta çojë dosjen për gjykim, çka do të thotë se tashmë shumë shpejt do të ketë një vendim për ish Ministrin. Tahiri u kujdes të deklaronte se ai me aktin e kërkesës së gjykimit të shkurtuar nuk pranon fajësinë, por kërkon që dosjes t’i jepet një zgjidhje sa më e shpejtë.

Tahiri madje deklaroi se tashmë ka ardhur koha që të flasë dhe ai për “dosjet e trafikuara” dhe “maskaradën e këtij procesi”.

“Deri më tani, gjatë hetimeve kemi dëgjuar dhe kam dëgjuar vetëm çfarë ka thënë Prokuroria. Tani do të flas edhe unë, por për këtë ju kërkoj të bëni durim, sepse kur nxirrni gjëra më të rëndësishme nga errësira, që ua sigurojnë prokurorët, nuk keni për ta pasur të vështirë të merrni prej meje ato që doni të dëgjoni”, tha Tahiri.

Tahiri: Ajo që vjen para është më e rëndësishme se ajo që shkoi. Tani shkojmë në gjykim dhe ky është një shans për mua për të treguar atë që kam thënë gjithmonë. Unë jam rezervuar gjithmonë të komentoj drejtësinë, qoftë prokurorinë apo gjykatën. Nuk dua ta bëj tani në respekt të një sistemi ku kam kontribuuar edhe unë deri diku. Unë kërkova që gjykimi të mos jetë një histori zvarritje e pafund. Unë kam shumë më shumë për të pretenduar atë që pretendon prokuroria. Do t’ju lutesha juve kur të citoni dhe të saktësoni që unë do të vazhdoj deri në fund të argumentoj që nuk kam pikën e lidhjes me këtë çështje. Do ta shohim në gjykim. Drejtësia prandaj e shef të bukur pavarësisht se në shumicën dërrmuese nuk bën drejtësi.

Si ishte të qëndronit 8 orë në gjykatë?

Tahiri: Kam pak zor të flas për veten në rastin kur gjendem në këto pozita. Do të ndjek me përpikëri çdo seancë. Kur kjo ndodh me mua, merre me mend për njerëzit. Nuk jam ndonjë hero i heshtur por di të them që realisht më vjen keq për njerëzit që vuajnë nga ky sistem drejtësie dhe nuk flasin dot përpara jush.

Cilat ishin provat konkrete?

Tahiri: Ajo që keni dëgjuar. Unë i kërkova prokurorisë të bëjë një akuzë të saktë dhe të qartë. Prokuroria duhet të tregonte cilin veprim kam bërë unë që kam shkelur ligjin. Prokuroria nuk u përgjigj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...