“Edi Rama, shko gjej ndonjë prift… të heqësh djallin që ke brenda”

Shqipëria

“Edi Rama, shko gjej ndonjë prift… të heqësh djallin që ke brenda”

Më: 26 mars 2019 Në ora: 20:43
Banorët e zonës së Astirit në Tiranë

Prerj 143 ditësh në rrugë dhe çdo ditë në protesta.

Edhe këtë të martë banorët e zonës së Astirit në Tiranë kanë dalë në protestë kundër projektit të Unazës së Re dhe pro largimit të kryeministrit Rama.

Madje një prej banorëve u shpreh se kryeministri duhet të shkojë të konsultohet me ndonjë prif, në mënyrë që të kryejë ekzorcizëm për heqjen e djallit që ka brenda.

“Unë kam fenomenin Edi Rama si kryeministër që je ti. Edi Rama ti je me dy standarte. Për popullin nuk ke menduar kurrë. Nuk mendon ai për politika sociale, ai ka mendjen për të zbatuar atë që i thonë vetëm oligarkët e tij, prandaj do ta shëmbe.

Ai teatër ka histori dhe aty e ka zanafillën teatri shqiptar. Dhe do mbrojmë me gjak demokracinë dhe shtetin ligjor. Dje në një konferencë, Edi Rama tha se jemi mirë. Shko gjej ndonjë prift dhe bëj seanca ekzorcizmi, të të heq djallin që ke brenda.”- u shpreh banori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat