Ish-deputeti i PD-së mohon vëllain nga nëna, pas skandalit të dënimit në Itali

Shqipëria

Ish-deputeti i PD-së mohon vëllain nga nëna, pas skandalit të dënimit në Itali

Më: 27 mars 2019 Në ora: 11:48
Ervin Salianji

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji ka mohuar dje live në emisionin Opinion vëllain e tij nga nëna.

Ai ka debatuar me gazetarin Lorenc Vangjeli, i cili e pyeti a kishte Ervini një vëlla të denuar në Itali dhe me emër të ndryshuar.

Salianji ka mohuar një gje të tillë dhe ka qenë mjaft i ashpër dhe nervoz më pas, duke shkuar deri në kërcënimë ndaj gazetarit.

Nga verifikimet e bëra pranë gjendjes civile në ish-komunën Lozhan, e cila është drejtuar për tre mandate nga babai i Ervinit, Bujar Salianji, rezulton se ish-deputeti i Bashës ka një vëlla nga nëna.

Sipas të dhënave zyrtare, personi tani quhet Alex Kacani, me emër të ndryshuar, ka lindur në Lozhan në vitin 1979 dhe është vëllai i madh i Ervinit nga martesa e e pare e nënës të tij Shega, me Bedri Xhengon.

Më pas ajo është martuar me Bujar Salianjin dhe ka dy djem, një prej të cilëve Ervini.

Në fakt, emri i vërtetë është Klodian Xhengo, por për shkak të problemeve me drejtësinë në vendet e Europës ku ka qëndruar për disa kohë, ai ka ndryshuar gjeneralitetet e tij në Alex Kacani.

Gjatë kohës që Lulzim Basha ka drejtuar Bashkinë e Tiranës, ai ka qenë punonjës një një nga drejtoritë e këtij institucioni.

Dje në mbremje Ervin Salianji mohoi vëllain e tij, duke thënë se nuk kishte asnjë person të afërt apo vëlla me emër të ndryshuar dhe me problem me drejtësinë në Europë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat