Zbulohet emri i personit që dyshohet se qëlloi për vdekje Jurgen Kurtin

Shqipëria

Zbulohet emri i personit që dyshohet se qëlloi për vdekje Jurgen Kurtin

Më: 27 mars 2019 Në ora: 12:06
Jurgen Kurti

Një ditë pas arrestimit të tre personave si bashkëpunëtorë në vrasjen e Jurgen Kurtit.

Sot policia ka shpallur në kërkim Klodian Banen.

Bane, 38 vjeç, nga Patosi, dyshohet se është pikërisht personi që ka qëlluar mbi Kurtin, të vrarë mbrëmjen e 18 marsit, duke e lënë të vdekur në derën e shtëpisë.

Një ditë më parë policia vuri në pranga tre persona si bashkëpunëtorë të Banes në kryerjen e vrasjes.

Elsi Levendi, 21 vjeç, lindur në Athinë/Greqi dhe banues në Tiranë; Alesio Berberi, 33 vjeç, lindur në Patos dhe banues në Patos, Fier; Olsi Qalliu, 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Patos.

Atyre iu janë sekuestruar një armë zjarri “Pistoletë TT”, fishekë luftarak, një automjet që u ka shërbyer autorëve për t’u larguar pas kryerjes së ngjarjes, një sasi e vogël lënde narkotike, 2470 Euro dhe lekë shqiptare, si dhe dy makina luksoze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat