Largohet Belinda Ikonomi, Drejtoreshë e Përgjithshme e Doganave

Shqipëria

Largohet Belinda Ikonomi, Drejtoreshë e Përgjithshme e Doganave

Më: 27 mars 2019 Në ora: 13:45
Belinda Ikonomi

Qeveria ka vendosur sot ndryshime të rëndësishme në Dogana dhe Tatime. Në mbledhjen e sotme te Qeverise, eshte vendosur shkarkimi i drejtoreve te dy institucioneve te rendesishme ne vend.

Keshtu, shkarkohet nga detyra Drejtoresha e Doganave. Mesohet se Belinda Ikonomi, qe ka mbajtur kete post do te behet zv.ministre e Ekonomise. Ne vend te saj te Doganat do të jetë Arlind Gjokutaj.

Po sot, mesohet se eshte shkarkuar nga detyra, edhe drejtoresha e Tatimeve, Vasilika Vjero. Nderkohe qe ne vend te saj, emerohet Enton Duro, qe ka qene me pare drejtor ne Ministrine e Financave.

Kush eshte Kreu i ri i DOGANAVE 

Arlind Gjokuta, drejrori i ri i Doganave, më datë 02.03.2017 ishtë emëruar Drejtor i Përgjithshëm i DPPPP.

Z. Gjokuta ka lindur në Gjirokastër në vitin 1981. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Ai ka kryer studimet për administrim biznesi në Universitetin Bocconi në Milano, si dhe ka përfunduar studimet master për Financë dhe Menaxhim Risku nga Universiteti Bicocca në Milano. Është anëtar i Trupës së Nivelit të Lartë Drejtues (TND) që nga muaji janar 2016.

Z. Gjokuta ka përvojë në çështjet fiskale, operacionet monetare, analizat ekonomike dhe në menaxhimin e riskut. Ai ka ushtruar disa detyra të rëndësishme si Koordinator i Posaçëm për ekonominë, pranë Këshillit të Ministrave, dhe ekspert i çështjeve fiskale dhe monetare në Bankën e Shqipërisë.

Gjithashtu, është angazhuar si lektor i jashtëm në Universitetin e Tiranës dhe në disa Universitete private. Është certifikuar si Trainer of Trainer në fushën e Antikorrupsionit dhe mirëqeverisjes nga OSBE, Shkolla Italiane e Administratës Publike dhe ASPA.

Gjatë karrierës së tij profesionale, ka marr pjesë në trajnime dhe seminare në institucione të rëndësishme ndërkombëtare financiare si FMN, Banka Botërore, Banka e Anglisë, Banka e Holandës, Banka e Italisë, Center of Excellence in Finance etj.

Z. Gjokuta është autor dhe bashkëautor i disa punimeve kërkimore, kryesisht në analizën e politikës fiskale dhe të qëndrueshmërisë të borxhit publik. Ai zotëron shumë mirë gjuhët angleze dhe italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat