Task Forca Antikorrupsionk, 17 masa disiplinore në ZVRPP Kavajë

Shqipëria

Task Forca Antikorrupsionk, 17 masa disiplinore në ZVRPP Kavajë

Më: 27 mars 2019 Në ora: 14:43
Etilda Gjonaj

Pas shkarkimit të regjistrueses së Kavajës, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj bëri me dije se Task Forca Antikorrupsion ka kryer kontroll në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kavajë dhe ka rekomanduar 17 masa të tjera disiplinore për punonjësit në këtë zyrë.

Gjonaj: Duke mbajtur në konsideratë shkarkimin nga detyra më herët të regjistrueses së ZVRPP Kavajë, për shkelje të evidentuara gjatë ushtrimit të detyrës prej saj, në përfundim të kontrollit janë rekomanduar edhe 17 masa të tjera disiplinore:

            “Vërejtje me paralajmërim për largim nga puna” për 11 specialistë të ZVRPP Kavajë.

             “Vërejtje me shkrim” për 6 specialistë të kësaj zyre.

Gjithashtu, janë rekomanduar edhe masa administrative për rregullimin e veprimtarisë së brendshme të institucionit dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve.

Dua të sjell në vëmendje të qytetarëve, se me hyrjen në fuqi të ligit për ngritjen e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, e cila do të fillojë punë së shpejti, do t’u kursejmë qytetarëve sorollatjet e panumërta, sa nga një institucion në tjetrin.

Gjithashtu, kontrolle periodike po ushtrohen edhe nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve. Në datën 20.03.2019, janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë materialet procedurale, për një ngjarje të ndodhur në IEVP Korçë si dhe janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, materialet procedurale në ngarkim të dy punonjësve të policisë pranë DPB-së, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Në të njëjtën kohë nga strukurat kundër korrupsionit, në Policinë e Shtetit, gjatë kësaj jave janë evidentuar 10 vepra penale, ku 15 autorë u proceduan penalisht për krime në fushën e korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike dhe shpërdorimit të detyrës.

Për të gjitha rastet e evidentuara, nga strukturat për hetimin e korrupsionit, janë kryer veprimet hetimore dhe materialet janë referuar në Prokurori.

Vijoj t’u bëj thirrje qytetarëve për të denoncuar pranë platformës “Shqipëriaqëduam” të gjitha rastet e zvarritjeve, shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit nga punonjësit e zyrave të shtetit të të gjitha niveleve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat