Rama: Qeveria vendos mbylljen e guroreve në malin e Krujës

Shqipëria

Rama: Qeveria vendos mbylljen e guroreve në malin e Krujës

Më: 27 mars 2019 Në ora: 14:59
Edi Rama

Këshilli i Ministrave miratoi sot shpalljen e paligjshmërisë së plotë të gjithë veprimtarisë së nxjerrjes së gurëve nga mali i Krujës.

Lajmin e bëri të ditur Kryeministri Edi Rama në takimin me koordinatorët e bashkëqeverisjes.

Rama tha se “tani jemi në fazën kur fillon ekzekutimi i mbylljes përfundimtare të një plage 30-vjeçare”.

“Pavarësisht se atë plagë e kam parë vetë shumë kohë më parë, për mbylljen e asaj plage u deshën 5 vjet e gjysmë”, tha Rama.

Kryeministri shprehu bindjen se “tani është fundi i vërtetë i asaj masakre”.

Ndërkohë ai nënvizoi se “shtysa finale për këtë ishte zëri i qytetarëve përmes platformës së bashkëqeverisjes”. “Është një presion që vjen dhe funksionon dhe na ndihmon të identifikojmë personat përgjegjës për mungesën e një reagimi më të shpejtë”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat