Kjo është shifra alarmante e adoleshenteve shqiptare që dhunohen nga partneri

Shqipëria

Kjo është shifra alarmante e adoleshenteve shqiptare që dhunohen nga partneri

Më: 27 mars 2019 Në ora: 16:45
Ilustrim

Rrjeti Shqiptar i Fuqizimit të Grave (AWEN) ka përpiluar një raport, në të cilin tregohet se 22 për qind e adoleshenteve deri në 19 vjeç janë dhunuar nga partneri. Një shifër kjo alarmante për një vend demokratik, ku po luftohet për barazi gjinore.

Për përpilimin e këtij raporti janë marrë në vëzhgim 1036 burra dhe gra të moshës 16 deri 19 vjeç. 50%  prej tyre pothuajse jetojnë në zonat urbane dhe pjesa tjetër në zonat rurale.

Rezultatet e këtij vëzhgimi duhet të shërbejnë si kambanë alarmi për institucionet shqiptare, pasi këta adoleshentë janë të ekspozuar ose përjetojnë dhunën në familje që në moshë shumë të vogël.

89 për qind e burrave dhe grave të anketuara besojnë se dhuna  ndaj grave dhe vajzave është një “çështje serioze në komunitetin e tyre”. Po ashtu 40 për qind prej tyre njohin një femër që ka qenë viktimë e dhunës.

Problem tjetër mjaft shqetësues është edhe se në vendin tonë kontrollon edhe rrjetet sociale të partnerit. Sipas këtij raporti  64 për qind e të anketuarve besojnë se kontrollimi i Facebookut ose i emailit të partnerit të tyre është i pranueshëm dhe 52 për qind besojnë se është në rregull që partneri të vendosë se me kë duhet të shoqërohet partnerja e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat