Bastet vazhdojnë online, të varurit nga kumari përdorim kompanitë e huaja

Shqipëria

Bastet vazhdojnë online, të varurit nga kumari përdorim kompanitë e huaja

Më: 27 mars 2019 Në ora: 16:47
Ilustrim

Fillimi i këtij viti, pra 1 janari i 2019 solli edhe mbylljen masive të pikave të basteve në gjithë Republikën e Shqipërisë. Por në fakt bastet nuk kanë reshtur për asnjë moment.

Bastexhinjtë tregojnë se mjafton të regjistrohesh në një kompani të huaj të liçensuar bastesh, pasi ato shqiptare punojnë në të zezë dhe nuk janë të besueshme dhe gjithçka vazhdon si më parë. Ata që luajnë thonë se i gjithë procesi i ngjan blerjeve online.

“Iliri” është 40 vjeç. Ka varësi ndaj basteve. Fillimisht ai flet në telefon me një të vëllanë, që t’i hedh para në llogarinë e tij.

Alo o Ben! Më vendos 100 Euro në llogarinë time. Është e thjeshtë, nëse fitoj m’i tërheq vëllai, pastaj vazhdoj të luaj sërish. Është si të kesh para në llogarinë tënde bankare, nuk humbin. Ti i luan si dhe kur të duash”, rrëfehet “Ilir’.

Iliri ka 10 vjet qe vendos baste, nuk e ka ndërprere asnjëherë. Edhe në Shqipëri ka faqe online, por djali tregon se ka siguri vetëm në faqet e huaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat