Vasili ironi me gazetën ‘Mother Jones’: I meku gazit të gjithë, ngushëllime për dështimin

Shqipëria

Vasili ironi me gazetën ‘Mother Jones’: I meku gazit të gjithë, ngushëllime për dështimin

Më: 27 mars 2019 Në ora: 17:19
Petrit Vasili

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar lajmin që qarkullon prej pak kohësh në media, në lidhje me gazetën “Mother Jones’ dhe lobimeve të PD-së në SHBA.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Vasili shkruan se gazeta amerikane prodhoi një dengël komike të cilës të gjithë i kthyen menderen.

“Mother Jones i meku gazit të gjithë. Ngushëllime popullore për Mother Jones për dështimin e saj qesharak dhe liliput, në objektivin madhështor për të bërë hatanë në situatën politike. Të gjithë u dhj…. gazit me Mother Jones dhe me korespondentët politike të prokurorisë politike,që prodhuan thjesht një dëngël komike të cilës të gjithë i kthyen menderen”, citon Vasili.

Në postimin e tij ai, nuk kursen as pretendimin se është paguar nga ER.tv. “Ishallah i kanë marrë paratë paradhënie nga ER tv se ndryshe gishtin do marrin,pas këtij dështimi qesharak”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat