Ish-ministri i Integrimit Marko Bello: Cakaj nuk ka këllqe për të qenë Ministër i Jashtëm

Shqipëria

Ish-ministri i Integrimit Marko Bello: Cakaj nuk ka këllqe për të qenë Ministër i Jashtëm

Më: 27 mars 2019 Në ora: 21:36
Marko Bello

Ish-ministri Marko Bello i ftuar në emsionin “Arena” në RTV Ora ka komentuar deklaratën e zv.ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj, ku njoftoi shkarkimin e disa dipolmatëve ditën e djeshme.

Bello ka thënë se Cakaj nuk ka këllqe për të qenë Ministër i Jashtëm, ndërsa si arsye ka dhënë faktin se nuk e njeh mirë diplomacinë.

Bello: Nuk ka këllqe për të qenë Ministër i Jashtëm. Me këtë nuk themi se nuk ka të drejtë të zgjidhet apo të zgjedhë, por në një sektor të vështirë si dipolacia duhet shumë kohë. Por kjo është përgjegjësi e kryeministrit. 

Unë ndoqa me vëmendje deklaratën e Cakajt sot dhe ishte më i qartë sec ishte në deklaratën e detyruar nga sektori i propagandës. Të dëgjosh ministren e Drejtësisë kur flet për mediat nuk del si ministre, por si zëdhënëse që i kanë dhënë të lexojnë atë që i kanë dhënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat