Fushë Krujë, shpërthen me eksploziv një makinë

Shqipëria

Fushë Krujë, shpërthen me eksploziv një makinë

Më: 28 mars 2019 Në ora: 08:30
Ilustrim

Një shpërthim i fuqishëm me eksploziv, ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së kësaj të mërkure.

Ngjarja ka ndodhur në Fushë Krujë, në lagjen e njohur si “Hasan”.

Një sasi lënde plasëse i është vendosur një makine të parkuar, në oborrin e një banese.

Si pasojë e shpërthimit, makina ka pësuar dëmtime të shumta.

Mësohet se mjeti ku u vendos lënda plasëse është në pronësi të Afrim Cekut.

I zoti i mjetit po pyetet nga policia për të zbuluar ndonjë konflikt të mundshëm, ndërkohë që hetimet janë në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat