Alimadhi në Kuvend: Mandati është i Ballit, Basha nuk respektoi asnjë marrëveshje

Shqipëria

Alimadhi në Kuvend: Mandati është i Ballit, Basha nuk respektoi asnjë marrëveshje

Më: 28 mars 2019 Në ora: 09:37
Adriatik Alimadhi

Adriatik Alimadhi, kreu i Ballit Kombëtar ka pranuar mandatin e deputetit dhe do të bëjë betimin sot në Parlament. Në zgjedhjet e 2017, Alimadhi ka qenë në listat e kandidatëve të Partisë Demokratike. Në një prononcim për median Alimadhi deklaroi se kishte pranuar mandatin pasi kështu kishte vendosur kryesia e partisë së tij dhe se Basha nuk ka zbatuar asnjë marrëveshje.

 "Mandati i Ballit Kombëtar do të vihet në funksionim të plotë të kauzës së Mithat Frashërit dhe Shqipërisë etnike. Të gjitha marrëveshjet PD nuk i ka zbatuar ndaj Ballit Kombëtar dhe jam dëshmitar.  Jam konsultuar me zotin Basha dhe personalisht jam në dispozicion të vendimit të kryesisë së partisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat