Banorët e ”Astirit” tension me policinë tek Ministria e Brendshme

Shqipëria

Banorët e ”Astirit” tension me policinë tek Ministria e Brendshme

Më: 28 mars 2019 Në ora: 09:53
Protesta e opozitës, Shqiperi

Edhe këtë të enjte, banorët e zonës së ”Astirit”, janë përplasur me forcat e policisë pranë ministrisë së Punëve të Brendshme. Banorët që kundërshtojnë projektin e ”Unazës së Re”, dhe që i janë bashkuar protestës së opozitës, kanë tentuar të çajnë gardhin metalik në pjesën e ministrisë që lidhet me pedonalen.

Një hapësirë e rrethuar me forca policie për të garantuar kalimin e deputetëve përmes pedonales drejt Parlamentit, për tju bashkuar seancës plenare.

Forcave të rendit i janë bashkuar edhe efektivët e Shqiponjave, të cilët i kanë larguar protestuesit nga gardhi rrethues. Në ministrinë e Brendshme sot mbërrin një delegacion holandez për një takim që do të mbajnë me ministrin Sandër Lleshaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat