Policia bllokon pedonalen, largohen me forcë gazetarët

Shqipëria

Policia bllokon pedonalen, largohen me forcë gazetarët

Më: 28 mars 2019 Në ora: 10:20
Protesta e opozitës në Shqipëri

Policia ka bllokuar pedonalen pranë Ministrisë së Brendshme duke mos lejuar protestuesit e Unazës së Re të kalojnë për t’u bashkuar me protestuesit e tjerë tek parlamenti.
Po kështu policia ka larguar me forcë edhe gazetarin e News24 Erjon Skëndaj dhe grupin e xhirimit si dhe mediat e tjera. Policët kanë deklaruar se nuk do të lejohen pasi pritet një delegacion i huaj.

“Kemi polici tek Galeria e Arteve, polici tek parku “Rinia”, polici tek ish-ministria e Mbrojtjes dhe tek Ministria e Brendshme. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është bllokuar dhe nuk ka lëvizje të makinave. Janë të paktën 300 forca policie. Për momentin nuk na ndalon njeri të lëvizim, por kujtoj se pak më parë më hoqën forcërisht nga hyrja e pedonales”, raportoi gazetari Skëndaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat