Klevis Balliu: Policia provokon banorët e “Astirit”

Shqipëria

Klevis Balliu: Policia provokon banorët e “Astirit”

Më: 28 mars 2019 Në ora: 10:23
Klevis Balliu

Pas përplasjes së banorëve të Astirit me policinë pranë Ministrisë së Brendshme, ka reaguar ish-deputeti i PD, Klevis Balliu. Ai tha se uniformat blu provokuan protestuesit.

“Këta afrohen vetë. Mjafton një fërkim i vogël dhe policia menjëherë do thotë ja se ç’po bëjnë. është një provokim i qartë dhe i pastër nga ministri Sandër Lleshaj. Këtu është pikë grumbullimi.

I pyetur se protestuesit po bllokojnë delegacionin e ministrit holandez, Balliu tha se ky pretendim nuk qendron sepse rruga e kalimit është e lirë. Edi Rama ka 26 vjet që i shpëton drejtësisë, tani si çeço do shkojë para drejtësisë, ai dhe gjithë kupola e inkriminuar e Policisë së Shtetit”, tha Balliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat