Zjarr i fuqishëm në Krujë, digjen hektarë më ullinj e shkurre

Shqipëria

Zjarr i fuqishëm në Krujë, digjen hektarë më ullinj e shkurre

Më: 28 mars 2019 Në ora: 11:24
Foto

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë hektarë të tërë tokë në Krujë. Sipas informacioneve zjarri ka rënë në fshatin Fushë Madhe, në vendin e quajtur Dane ku janë djegur deri tani mbi dy hektarë tokë të mbjellë me ullinj e shkurre. Ndërkohë flakët e zjarrit favorizohen nga era.

Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm dhe persona të paidentifikuar i kanë flakën fillimisht disa shkurreve e ferrave dhe më pas të ndihmuara nga era flakët kanë përfshirë një zonë e madhe duke dalë jashtë kontrollit. Banorë dhe zjarrfikës janë duke u përpjekur të shuajnë flakët por është tepër e vështirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat