Ministri Lleshaj: Kostoja e vettingut në polici, 3 mln dollarë

Shqipëria

Ministri Lleshaj: Kostoja e vettingut në polici, 3 mln dollarë

Më: 28 mars 2019 Në ora: 12:20
Sander Lleshaj

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha nga Parlamenti se kostoja  e procesit të vettingut në polici do të jetë 3 mln dollarë. Ai sqaroi se ky proces do të jetë i ndarë në 3 faza dhe 393 persona do të merren me këtë proces.

Lleshaj: Ndërkombëtarët vijojnë të mbështesin reformat në vendin tonë. Pa një reformim të policisë, reforma në drejtësi nuk do të ishte e plotë. Vettingu në polici do të jetë i ndarë në tre faza, ku 393 persona do të merren me këtë proces. 13 mijë punonjës, bashkë me Gardën, do ti nënshtrohen vettingut.  Ndryshimet e kërkuara, përshpejtojnë procesin, nuk e cënojnë atë dhe kostoja e këtij procesi do të jetë 3 mln dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat