Lleshaj zbulon bisedën me delegacionin holandez

Shqipëria

Lleshaj zbulon bisedën me delegacionin holandez

Më: 28 mars 2019 Në ora: 12:31
Sandër Lleshaj

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj priti në një takim paraditen e sotme një delegacion holandez, që drejtohej nga ministri i Drejtësisë dhe Sigurisë së Mbretërisë së Holandës. Lleshaj përmes një postimi në rrjetet sociale, thotë se biseduan për një fazë të re bashkëpunimi në luftën kundër krimit.

”Sapo mbylla një takim shumë të rëndësishëm me Ferdinand Grapperhaus,
Ministër i Drejtësisë dhe Sigurisë së Mbretërisë së Hollandës. Ndamë vullnetin e përbashkët për një fazë të re bashkëpunimi në luftën kundër krimit të organizuar në funksion të një Shqipërie europiane”,-shkruan Lleshaj.

Ndërsa gjatë fjalimit në Kuvend, Lleshaj shtoi se “Partnerët vijojnë që të kenë mbështetje për reformat, edhe në kushtet e një klime politike jo normale pas daljes së opozitës në rrugë, në vend të parlamentit” theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat