Edhe Holanda nuk miraton vendimin e opozitës për djegien e mandateve.
Ministër i Drejtësisë dhe Sigurisë së Mbretërisë së Hollandës, Ferdinand Grapperhaus në një konferencë për median tha se Kuvendi është themeli i se Kuvendi është themeli i çdo demokracie dhe bëri thirrje për protesta të qeta.
"Demonstratat janë një element shumë i rëndësishëm dhe thelbësor i demokracisë. Në të gjithë botën njerëzit dalin në rrugë. Por më vjen keq që kemi pasur raste dhune në Shqipëri. U bëj thirrje të marrin masa e të sigurohen të jenë të paqta. Më vjen keq që opozita ka marrë vendim për djegien e mandateve. Kuvendi është vendi ku duhen trajtuar çështjet kritike për vendin dhe është themeli i çdo demokracie."