Rama: U japim të drejtën e vetos te 'Zgjedhorja', opozita kundër negociatave

Shqipëria

Rama: U japim të drejtën e vetos te 'Zgjedhorja', opozita kundër negociatave

Më: 28 mars 2019 Në ora: 14:43
Edi Rama

(E plotësuar) - "Ata e dinë që nuk fitojnë dot me zgjedhje, janë të dëshpëruar dhe pa shpresë. Ata rrugën kanë zgjedhur dhe në rrugë të rrinë dhe ne të vijojmë në rrugën që kemi marrë përsipër që të udhëheqim shqiptarët. Për hir të rrugës që kemi zgjedhur t'u japim mundësinë që të ndjehen të përfshirë dhe kjo ka vetëm një mundësi. Jemi gati për reformën zgjedhore, ndërsa ta janë në rrugë. Unë jam kundër votimit elektronik, por se dëshironim të gjenim një rrugë dakordësie, se mbase do të pranonin rezultatin, kemi punuar për këtë mekanizëm. Ne duhet të ecim përpara. Nuk kemi ngut ne të kalojmë reformën zgjedhore akoma, patjetër që zonjat e zotërinjtë që janë këtej (opozita e re) unk i kemi sjellë ne, por lista e firmosur nga artisti Lulzm Basha dhe doktoresha. Në komisionin zgjedhor do të gjejmë rrugën që të ketë një derë edhe për ata, jo këtu, por një derë në tryezë. Jemi gati që atyre, sido qoftë, meqë kanë vulat e partive, t'u njohim të drejtës e vulës dhe vetos po të duan por nuk do të presim gjatë. Ata nuk i duan negociatat dhe mendojnë se duke bërë këtë mund të pengojnë negociatat. Mund të ndikojnë, por duke menduar se do e kenë më kollaj të marrin pushtetin është dëshpërim. E mira e tyre është të hyjnë në zgjedhje. Zgjedhjet do të bëhen".

Rama: Lyerja me të zezë e ministrisë u bë për euro-kadrinjtë

Në fjalën e mbajtur në Parlament pas përfundimit të protestës së opozitës, kryeministri Edi Rama deklaroi se lyerja me të zezë e Ministrisë së Brendshme u bë në mënyrë që të shpërndahen pamjet në mediat e huaja.

“Edhe jashtë ka euro-kadrinj siç ka kadrinj lokalë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë shtoi se “Shqipëria sot është një vend shumë më i sigurtë se 5 vite më parë”.

Më herët, kryeministri Edi Rama reagoi përmes një postimi në InstaStory lidhur me protestën e sotme të opozitës. Ndërsa ndan një video të momentit kur protestuesit spërtakën me bojë të zezë Ministrinë e Brendshme, Rama ironizon opozitën ndërsa shkruan se ky është produkti më i ri për nxirjen e Shqipërisë.

“Gati për eksport nëpër botë produkti më i ri për nxirjen e Shqipërisë”, shkruan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat