Holanda kritikon opozitën, mbështetje Shqipërisë për hapjen e negociatave

Shqipëria

Holanda kritikon opozitën, mbështetje Shqipërisë për hapjen e negociatave

Më: 28 mars 2019 Në ora: 16:24
Foto

Me vjen keq që opozita ka zgjedhur ti djeg mandatet, dalja nga kuvendi nuk është mënyra për të zgjidhur problemet politike dhe shkon kundër parimeve demokratike. Partia ime nuk ka qenë pjesë e qeverisë për 5 vite dhe na është dashur ti ndiqmin zhvillimet me sy kritik dhe kemi qene kritik. Më vjen shumë keq që kemi patur raste dhune në Shqipëri në disa protesta dhe unë i bëj thirrje të gjithëve të marrin masa dhe të të sigurohen që ka protesta të paqme. Pasi protesta në vetvete është një e drejtë thelbësore por duhet të qëndrojnë brenda limiteve të ligjit.

Ministri Holandës tha se vendi i tij mbështet çeljen e negociatave për Shqipërinë nga Bashkimin Europian.

Ne duhet të presim natyrisht për raportin e progresit të raportit të komisionit europian që do të dalë në maj, pasi është komisioni europian institucioni që i ka monitoruar zhvillimet në vend. Pra përgjigja ime e shkurtër është kjo: Të presim të dali raporti vjetor i komisionit europian dhe pastaj ne si qeveri pastaj do të vendosim dhe do ti diskutojmë bashkë me parlamentin tonë në Holandë.

Ndërkohë ministrja Etilda Gjonaj e vendosi theksi tek ashpërsimi i luftës ndaj korrupsionit.

Te dy ministrat ranë dakord për masa konkrete në luftën ndaj krimit te organizuar ne te dy vendet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat