Boja e zezë në ministrinë e Brendshme, PD tregon domethënien

Shqipëria

Boja e zezë në ministrinë e Brendshme, PD tregon domethënien

Më: 28 mars 2019 Në ora: 16:43
Foto

Në statusin e tij Bardhi shkruan se: “Shqipërinë e ka nxirë Edi Rama duke e kthyer në këto 6 vite në “bazë operacionale të krimit të organizuar rajonal”, “pikë kyçe të shpërndarjes së heroinës në gjithë Europën” dhe “vend kryesor të pastrimit të parave në botë””.

Më tej ai sqaron se edhe për kë ishin ato tre njolla.

“Njollat e zeza sot mbi Ministrinë e Brendshme nga qytetarët ishin: 1 për Saimir Tahirin – kampionin e narkoshtetit në Ministrinë e Brendshme; 1 për Fatmir Xhafajn – kampionin e përdorimit të Policisë së Shtetit për të mbrojtur vëllain trafikant droge; 1 për Llesh Kimikun – kampionin e servilizimit, paaftësisë dhe korrupsionit”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat