Ndryshimi i Kodit Zgjedhor, Duka futet në zgjedhje. Çili: Grusht shteti nëse…

Shqipëria

Ndryshimi i Kodit Zgjedhor, Duka futet në zgjedhje. Çili: Grusht shteti nëse…

Më: 28 mars 2019 Në ora: 22:14
Henri Çili

Në vazhdën e diskutimeve mes panelistëve të emisionit “Open” të Eni Vasilit, moderatorja i drejtoi një pyetje të drejtpërdrejtë kreut të Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, njëherësh aleat i kreut të opozitës Lulzim Basha. A do të hynte në zgjedhje ai, nëse Kodi Zgjedhor do të ishte i ndryshëm nga ai aktuali?

Zoti Duka tha sigurisht që do të hynte në zgjedhjet lokale, nëse Rama ndryshonte sistemin zgjedhor, por, ai theksoi se gjasat janë që të mos ketë kohë për një ndryshim kaq të rëndësishëm ligjor, sa ç’është Kodi Zgjedhor, që kërkon 84 vota në Kuvend.

Për ta bërë të mundshëm këtë ndryshim, sipas Dukës duhet një qeveri tranzitore, teksa i cilësoi deputetët e futur rishtazi në Parlament, në emër të opozitës, si persona që nuk e përfaqësojnë opozitën, pavarësisht se nga qeveria këmbëngulin se ato emra i kanë përzgjedhur krerët e PD-së dhe LSI-së, jo Rama.

Ndryshimi i Kodit Zgjedhor përfshiu në debat edhe Henri Çilin, i cili e cilësoi një shkelje në kufijtë e një “grushti shteti”, rastin hipotetik të ndryshimit të Kodit Zgjedhor përmes votave të deputetëve të “opozitës së re”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat