Peza: Rezultati i munguar ka sjellë përçarje e dhunë në protestë

Shqipëria

Peza: Rezultati i munguar ka sjellë përçarje e dhunë në protestë

Më: 28 mars 2019 Në ora: 22:27
Alfred Peza

Ndonëse e hodhi si ide Carlo Bollino në “Open” nga Eni Vasili, sipas të cilit sot është vënë re një ndarje mes zotit Basha dhe zonjës Kryemadhi gjatë protestës së zhvilluar para Parlamentit, Ministrisë së Brendshme, Drejtorisë së Policisë së Tiranës, me fund në selinë e PD-së, ai që e përforcoi idenë e përçarjes mes opozitës ishte Alfred Peza.

Sipas ish-deputetit socialist, “opozita po e tregon gjithnjë e më shumë përçarjen mes radhëve të saj”, pasi ndonëse në fillim protesta nisi me kërkesën për të rrëzuar Ramën nga pushteti, me nxjerrjen e tij nga Kryeministria në rrugë, për ta detyruar të përballet me drejtësinë apo të kërkojë azil politik jashtë vendit, siç u shpreh edhe sot gjatë protestës kryetari i PD-së Basha, “numri gjithnjë e më i paktë i pjesëmarrësve në protestë tregon edhe pakënaqësinë apo mungesën e shpresës mes vet popullit opozitar nga përfaqësuesit e tyre”.

Përfaqësues, që nuk mund të quhen më të tillë, sipas Pezës, që kur deputetët e opozitës vendosën të djegin mandatet e përfaqësimit në Kuvend.

Bollino nga ana e tij tha se, sipas tij, “deri tani nuk ka një palë që mund të ndikojë fuqishëm në një marrëveshje mes dy palëve në krizë”.

“Presidenti Ilir Meta nuk është një palë e tretë që mund t’i përafrojë dy të tjerët. Këtë gjë mund ta bëjnë vetëm ndërkombëtarët”, tha Bollino.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat