Zbardhet lista e të shkarkuarve, emrat e diplomatëve në “sitën” e Cakajt

Shqipëria

Zbardhet lista e të shkarkuarve, emrat e diplomatëve në “sitën” e Cakajt

Më: 28 mars 2019 Në ora: 23:58
Gent Cakaj

Medie ka mësuar se Gent Cakaj ka firmosur 28 shkresa, për lirime dhe transferime të disa diplomatëve, në 19 përfaqësi diplomatike. Më konkretisht 3 diplomatë kanë mbushur moshën e pensionit dhe janë shkëputur nga shërbimi i jashtëm.

10 të tjerë, të gjithë të emëruar jashtë sistemit, ose thënë më thjesht, persona të emëruar nga politika janë larguar, ndërsa 15 diplomatë karrierë janë transferuar. Një pjesë e mirë e tyre janë thirrur për të shërbyer në Ministri.

Në listën e personave të larguar përfundimisht nga shërbimi diplomatik, por edhe atyre të thirrur në Ministri, rezulton se ata kanë kaluar me disa vite afatin 3 vjeçar të parashikuar në ligj. Mes tyre ka dhe nga ata që prej 10 vitesh qëndrojnë në të njëjtat poste. Një tjetër problem është se disa diplomatë kanë shërbyer jo në të njëjtin nivel me gradën që kanë.

Vizion Plus ka mësuar disa nga emrat e atyre që janë larguar apo janë transferuar. Duket se Ambasada e Athinës, pas skandalit të ndodhur me vjedhjen e pasaportave ka kaluar në një site të hollësishme. Pas procesdimit disiplinor për Ambasadoren Hobdari, Cakaj ka vendosur transferimin e 3 diplomatëve që shërbejnë në këtë ambasadë, Florian Nova, Enkeleda Riza dhe Naureda Minga. Duke qëndruar sërish në Greqi, është vendosur shkarkimi i diplomatit Artur Porpollogu, i cili prej 9 vitesh shërbente në Konsullatën e Selanikut.

Tre diplomat janë transferuar dhe nga Minisioni i Shqipërisë në Bruksel. Brunilda Koço, Adrian Mara dhe Blerta Derhemi shërbenin në këtë mision përtej afatit 3 vjeçar.

Në listën e diplomatëve të transferuar janë Viktor dhe Marsela Pango të cilët shërbenin në Ambasadën e Shqipërisë në Kopenhagen. Por lista është e gjatë dhe përfshin dhe emra te tjerë të bërë publik tashmë si Edmond Kumaraku në Romë apo dhe Pranvera Skana në Londër.

Duket se Gent Cakaj ka guxuar të hyjë në një “territori të minuar”, ku siç ai vet tha në konferencën për shtyp, mplekset nepotizmin, klientelizmin politik dhe korrupsionin moral. Por ai ka hyrë tashmë në këtë betejë për të reformuar shërbimin diplomatik të Shqipërisë. Një betejë sa e rëndësishme aq dhe e vështirë ku numri i të larguarve mund të rritet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat