10 vjet në NATO, Rama: Integrimi sa më parë i Kosovës, domosdoshmëri

Shqipëria

10 vjet në NATO, Rama: Integrimi sa më parë i Kosovës, domosdoshmëri

Më: 29 mars 2019 Në ora: 11:38
Edi Rama

(E plotësuar) -  Në ceremoninë e mbajtur me rastin e 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO të shoqëruar edhe me paradë ushtarake, Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria po përgatitet për ndërtimin e bazës së NATO-s në Kuçovë.

Ai deklaroi se do të shndërrohet në një bazë të rilindur të NATO-s dhe se në sajë të kësaj aleance Ballkani zotëron sot një periudhë paqeje.

“Por të mos e harrojmë asnjëherë presidentin Kenedi i cili thoshte se paqja nuk është një e mirë e përditshme, por një proces i pandërprerë. Sot ne nuk jemi më armiq, por nuk duhet të harrojmë se ekstremizmi i dhunshëm i të ashtuquajturit shtet islamik, ISIS, nuk është mposhtur, doktrina e tij nuk mund të mposhtet vetëm me forcën e armëve”, u shpreh Rama.

Sipas tij integrimi i Malit të Zi më parë dhe Maqedonisë së Veriut më pas, ka krijuar një hapësirë të gjerë në Ballkan dhe ka forcuar stabilitetin e Ballkanit.

“Në mënyrë që paqja e brishtë të mos sfidohet kurrë në të ardhmen, është e domosdoshme që edhe Kosova të bëhet më herët se vonë pjesë e integruar e NATO-s. Shqipëria beson shumë fortë se integrimi i Kosovës në familjen euroatlantike me ushtrinë e saj është një domosdoshmëri jo vetëm për Kosovën dhe Ballkanin por për gjithë familjen euroatlantike. Përfshirja e Kosovës në NATO do të ishte një kapital i shtuar”, deklaroi kreu i qeverisë.

Rama tha se Forcat e Armatosura shqiptare janë më të mirë pajisura, më të mirëpaguara dhe stërvitura se më parë, garant i progresit të Shqipërisë në NATO, por nënvizoi se ato duhet të jenë në vijim edhe më të mirëpajisura, edhe më të mirëpaguara dhe mirëstërvitura dhe kësaj i shërben edhe angazhimi i Shqipërisë në kuadrin e angazhimit të vendeve të NATO-s, për të çuar në 2% të prodhimit të brendshëm të buxhetit të forcave të armatosura.

Po ashtu ai tha se buxheti i mbrojtjes për vitin 2019, shënon një rritje prej 10% në raport me vitin e kaluar, por se do të ketë rritje më tej.

Rama shtoi se FA jo vetëm janë prezente në të gjitha vatrat e nxehta ku është vendosur NATO, por janë gjithnjë e më shuam të pozicionuara në krah të njerëzve dhe të vendosura në shërbim të komunitetit.

Sipas tij, më e pakta që mund të bëjë qeveria është të vazhdojë në rrugën e refomimit të ushtrisë shqiptare.

Rama: NATO do të ndërtojë në Kuçovë bazën më të madhe ushtarake në rajon

Gjatë ceremonisë së 10 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, kryeministri Edi Rama tha se kjo përkon edhe me 20 vjetorin e fillimit të bashkëpunimit të ngushtë gjatë luftës për çlirimin e Kosovës. Gjithashtu shefi i qeverisë tha se Shqipëria po përgatitet që ndërtojë në Kuçovë bazën ushtarake të NATO-s, më moderne dhe më të madhe në rajon.

“Në 10 vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO, që në fakt përkon me 20 vjetorin e fillimit të një bashkëpunimi të ngushtë gjatë luftës për çlirimin e Kosovës.  Shqipëria përgatitet të nisë veprën e rëndësishme të ndërtimit të bazës së NATO-s në Kuçovë,e vila do të jetë një nga bazat më moderne dhe më të mëdha të NATO-s në këtë rajon. Në fakt është simbolikë e bukur e këtij jubileu, sepse baza e konceptuar si një nga pikat e referimit të aleancave tona strategjike, do të shndërrohet në një bazë për e rilindur e NATO-s”, tha kryeministri Rama.

Shefi i qeverisë tha se pas më shumë se 100 vitesh, Ballkani po gëzon një periudhë paqeje. “Një rajon që prej pas më shumë se 100 vitesh luftë dhe konflikte të pandërprera falë NATO-s, Ballkani gëzon sot më në fund një periudhë paqeje, ripajtimi dhe përpjekjesh për bashkëpuno të ndërsjellë, një qasje të spikatu ri-integruese ushtarake, ekonomike dhe politike”, u shpreh ai.

NATO "bashkon" Metën dhe Ramën, presidenti dhe kryeministri shtrëngojnë duart

Në sheshin 'Nënë Tereza" po mbahet një paradë ushtarake me rastin e 10 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO).

Në ceremoni ndodhet dhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama të cilët për një ceremoni të tillë kanë lënë mënjanë konfliktet e brendshme politike dhe kanë shtrënguar duart. 

Image

Shqipëria tashmë ka 10 vjet që është anëtarësuar në Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe sot pritet të mblidhen në Tiranë përfaqësues nga 29 vendet të ndryshme, që janë pjesë e kësaj organizate.

Prej orës 11:00 në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë do të mbahet një nga aktivitetet kryesore, ku Forcat e Armatosura po zhvillojnë dhe paradë force.

10 vjet në NATO, ndiqni paradën ushtarake

Image

Një ceremoni e veçantë po mbahet ditën e sotme në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, e shoqëruar me një paradë ushtarake, me rastin e 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Pjesë e saj janë Presidenti Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe zyrtarë të tjerë të lartë të vendeve anëtare të NATO-s.

Në videon më poshtë mund të shihni pamje nga parada ushtarake, në këtë dhjetë vjetor si pjesë e aleancës së atlantikut të veriut.

Në sheshin “Nënë Tereza’’ dhe bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë rreshtuar trupa ushtarake me mbi 2500 ushtarakë shqiptarë, flamurtarë të huaj, mbi 100 mjete ushtarake luftimi dhe helikopterë.

Në këtë aktivitet marrin pjesë mbi 150 pjesëmarrës si ministra të Mbrojtjes, shefa shtabesh, gjeneralë të vendeve anëtare dhe të komandave të NATO-s, ambasadorë dhe atashe ushtarakë të akredituar në vendin tone, parlamentarë dhe flamurtarë të vendeve të ndryshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat