Ambasada SHBA qetëson shqiptarët: Reforma në Drejtësi në rrugën e duhur, nuk do ndalojë

Shqipëria

Ambasada SHBA qetëson shqiptarët: Reforma në Drejtësi në rrugën e duhur, nuk do ndalojë

Më: 29 mars 2019 Në ora: 14:08
Ambasada e Amerikës në Shqipëri

"Shqipëria shumë shpejt do ketë një sistem drejtësie të ndershëm". 

Kështu është shprehur Ambasada Amerikane në vendin tonë, duke u shprehur se Reforma në Drejtësi është në rrugën e duhur.

Në një postim në faqen zyrtare Facebook, ambasada qetësoi shqiptarët, duke theksuar se reforma në drejtësi nuk do të ndalojë.

Postimi i plotë

Reforma në Drejtësi vazhdon të ecë përpara, në rrugën e duhur, sipas planit. Shtetet e Bashkuara janë krenare për ndihmën që po u jepet këtyre institucioneve ndërsa ecin përpara. Shqipëria do të ketë shumë shpejt sistemin e ndershëm dhe transparent të drejtësisë që Kushtetuta parashikon. Qytetarët shqiptarë duhet të ndihen të sigurt për këtë gjë, reforma në drejtësi nuk do të ndalojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat