Zjarri masiv përfshin pyjet e Darzezës, flakët deri në 30 metra lartësi

Shqipëria

Zjarri masiv përfshin pyjet e Darzezës, flakët deri në 30 metra lartësi

Më: 29 mars 2019 Në ora: 15:10
Zjarri masiv përfshin pyjet e Darzezës

Një zjarr i madh ka rënë ditën e sotme në zonën e pyllëzuar në Darëzezë të Fierit.

Flakët, të cilat raportohet të shkojnë deri në 30 metra lartësi, deri tani kanë djegur 15 hektarë pisha e shkurre, ndërsa pranë vatrës së zjarrit ka edhe lokale dhe biznese të shumta.

Forcat zjarrfikëse të Fierit në terren për të neutralizuar flakët, por zjarri favorizohet nga era.

Reparti zjarrfikës i Fierit kanë kërkuar ndihmën e forcave zjarrfikëse të Roskovecit, Ballshit dhe Lushnjes.

Ende nuk dihen shkaqet por dyshohet për një zjarrvënie. Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe policia e Fierit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat