Mat, 10 ha pyll me dushqe përfshihet nga flakët

Shqipëria

Mat, 10 ha pyll me dushqe përfshihet nga flakët

Më: 29 mars 2019 Në ora: 16:40
Ilustrim

Një zjarr i madh përfshiu masivin pyjor me dushqe në vendin e quajtur Kongrazhd në afërsi të qytetit të Burrelit, pjesë e njësisë administrative Komsi në Bashkinë e Matit.

Rreth 10 ha pyll lisi u përfshinë nga flakët për një kohë të shkurtër, të ndihmuara edhe nga era e fortë.

Për fat të mirë nga zjarri nuk u rrezikuan banesa pasi ndodhen në një distancë të largët, ndërsa dëmi ekonomik është shumë i madh.

Për të neutralizuar flakët në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës i Bashkisë Mat. Shuarja e zjarrit ishte e vështirë për shkak të erës së fortë, ndërsa ndërhyrja u bë edhe me pompat e dorës për shkak të terrenit të thyer.

Përgjegjësi i Emergjencave Civile në Bashkinë Mat, Agim Selita, bëri apel organeve të rendit që të hetojnë rastet e zjarrvënies si dhe autorët të çohen para drejtësisë.

Javët e fundit një numër i madh zjarresh janë shfaqur në masivet pyjore me dushqe dhe halore, ndërsa nuk ka ende asnjë person të ndaluar për këto raste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat