“Bashkia që duam”, Rama ironizon protestuesit në Durrës: Kanë interes vërdallosjen, shkatërrimin

Shqipëria

“Bashkia që duam”, Rama ironizon protestuesit në Durrës: Kanë interes vërdallosjen, shkatërrimin

Më: 29 mars 2019 Në ora: 17:34
Foto

“Çdo gjë e re po merr formë çdo ditë e më shumë në këtë qytet të mrekullueshëm. Duke nisur nga ky shesh ku po zhvillojmë takimin e radhës të ‘Bashkisë që duam’, e po ashtu edhe Velierën, që do të përfundojë së shpejti”, tha Rama.

Një grup qytetarësh janë mbledhur pranë stacionit të trenit, për të protestuar ndaj kryeministrit, edhe pse eskorta e tij nuk është ndeshur me grupin në fjalë, duke zgjedhur të hyjë në qytet përmes një rruge tjetër.

Pikërisht referuar kësaj “proteste”, Rama ironizoi.

“Janë protestues profesionistë, punonjës bashkish që nuk iu shërbejnë qytetarëve nëse agjencia turistike i nis për protestë. Këtu qytetarët duhet të bëjnë dallimin. Ata mbyllin të gjitha sportelet e shërbimeve, organizimet e tyre i quajnë mitingjet e shekullit, ndërkohë që kur mblidhemi ne, na thonë antimitingu më i shpifur. Ata njerëz që shkojnë me ta kanë interesin e ardhjes vërdallë, të shkatërrimit dhe hapave pas”, deklaroi Rama.

Fjalën përshëndetëse e mori kryebashkiaku Vangjush Dako, i cili falënderoi kryeministrin Rama për mbështetjen që ka dhënë për Durrësin në këto 12 vite, edhe pse vet ai nuk është zgjedhur për të rikandiduar për Bashkinë e qytetit bregdetar për një mandat të katërt.

“Na kanë penguar shumë në punën tonë, kanë hedhur një makineri të tërë balte që i shërben vetëm interesave të tyre, por ne kemi bërë dhe do të vazhdojmë të bëjmë vepra të bukura për qytetin tonë dhe për vendin tonë. Më vjen keq për ata që na kanë dëmtuar me ndërgjegje të plotë, pasi kemi punuar për të varfër e të pasur. Është faji i tyre që nuk kanë lidership dhe qytetarët i kanë tradhtuar prej vitesh”, deklaroi kryebashkiaku i Durrësit, Dako.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat