Përplasje në Elbasan, lëndohet rëndë 57-vjeçari

Shqipëria

Përplasje në Elbasan, lëndohet rëndë 57-vjeçari

Më: 29 mars 2019 Në ora: 17:47
Foto

Bëhet me dije se pas marrjes së lajmërimit se në lagjen “Beqir Dardha” të këtij qyteti po ndodhte një konflikt ku një 43 vjeçarë kishte plagosur me thikë një 57-vjeçarë, policia është nisur drejt vendngjarjes.

Në pranga e policisë ka rënë 43-vjeçari me inicialet S.B., ndërkohë që personi tjetër i përfshirë në konflikt dhe që mbeti i plagosur është A.M-57-vjeç.

Njoftimi i plotë:

Policia parandalon përshkllëzimin e mëtejshëm të një konflikti me pasoja të rënda për jetën.

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi përshkallëzimin e konfliktit duke vënë në pranga autorin.

Rreth orës 15.30, Policia ka marrë njoftim se në lagjen “Beqir Dardha”, Elbasan, po ndodh një konflikt mes dy shtetasve ku njëri prej tyre ka armë të ftohtë thikë.

Pas marrjes së njoftimit menjëherë në vendgjare kanë shkuar forcat e Policisë dhe falë ndërhyrjes së shpejtë është arritur të kapet autori në flagrancë shtetasi S.B., 43 vjeç, banues në Elbasan, i cili gjatë një konflikti për motive të dobta ka goditur me mjet të mprehtë ( thikë) shtetasin A.M., 57 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një thikë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat