Basha: Opozita është kthyer në media investigative

Shqipëria

Basha: Opozita është kthyer në media investigative

Më: 29 mars 2019 Në ora: 19:27
Lulzim Basha

Duke folur në një tryezë me shoqatat e medias, me temën “Liria e medias në funksion të mbrojtjes së demokracisë dhe interesit publik”, Basha tha se problemi i mediave është pamundësia për investigimin e problemeve.

Kreu i PD-së ngriti shqetësimin për mungesën e investigimeve mediatike për drogën, krimin dhe korrupsionin.

“Rol më të madh kanë luajtur media të vogla e portale online se sa media të fuqishme kombëtare”, tha Basha.

“Problemi kryesor që ne shohim në raport me median është pamundësia apo paaftësia për të pasqyruar probleme të thella të shoqërisë, ekonomisë dhe politikës. Kjo i  kthen në kronikanë sipërfaqësorë, në vend që të luajnë rol të rëndësishëm siç është ai i hulumtimit. Duhet të denoncojë politika që ta japë media. Na akuzojnë se jemi bërë ne si media, për të plotësuar një boshllëk të lënë prej saj”, shtoi ai.

Basha kujtoi se Departamentit Amerikan i Shtetit shqetësime ka nxjerrë në pah shqetësimet e shumta të shoqërisë e tështetit shqiptar dhe jo media.

Ai theksoi se raporti i DASH tregon se Shqipëria është kthyer në një bazë të krimit të organizuar.

Basha foli për problemin e madh të sigurisë së gazetarëve. Ai tha se gazetarët vazjdojnë të jenë  nën trysni të vazhdueshme dhe nën kërcënim të krimit të organizuar.

“Problemi i sigurisë së gazetarëve, janë nën trysni dhe kërcënime të vazhdueshme për shkak të detyrës. e kam fjalën për kërcënime për jetën nga krimi i organizuar që kanë marrë edhe formën e goditjen me armë. Censura dhe autocensura, për shkak të varësisë direkte apo indirekte nga të ardhurat e qeverisë apo pushtetit. Përdorimi i medias për avancimin e interesave ekonomike dhe jo të interesit publik. Kanë probleme që lidhen me profesionalizmin që kanë çuar, me dashje apo pa dashje, në braktisjen e medias nga interesi publik dhe vënien e saj në shërbim të interesave jo publike, deri edhe kriminale”, tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat